Amerika e Gjermania lejuan përdorimin e armëve të tyre kundër objektivave ushtarake në Rusi, por vetëm për Karkiv. Këtë e lejon e drejta për mbrojtje që rrjedh nga e drejta ndërkombëtare, u tha nga NATO në Pragë. Zëdhënësi i presidentit të Ukrainës, Sergej Nikiforov theksoi, se “kjo do të rrisë ndjeshëm aftësinë tonë të mbrohemi pas sulmeve masive ruse”. Më parë presidenti amerikan, Joe Biden, kancelari, Olaf Scholz në Berlin dhe shtete të tjera të NATO-s në takimin jozyrtar të ministrave të Jashtëm në Pragë kishin bërë të ditur, se Ukraina të paktën në zonën e Kharkivit mund të qëllojë me armë perëndimore kundër pozicioneve ushtarake në Rusi. Më parë pati shumë diskutime konfuze për këtë. Ekspertët e kësaj fushe, janë të mendimit, se e drejta ndërkombëtare ia lejon shtetit të sulmuar të godasë dhe shkatërrojë pozicione, bunkerë, logjistikë, shtabe drejtimi dhe objektiva të tjerë ushtarakë në territorin e agresorit, dhe tërë ta bëjë këtë pa kufizime rajonale, për pjesët e caktuara të frontit. Duke folur për këtë veprim, zyrtari i lartë rus i sigurisë, Dimitri Medvedev ka thënë se Rusia i konsideron të gjitha armët me rreze të gjatë veprimi të përdorura nga Ukraina si tashmë të kontrolluara drejtpërdrejt nga ushtarakët e vendeve të NATO-s. Kjo nuk është ndihmë ushtarake, kjo është pjesëmarrje në një luftë kundër nesh, tha Medvedev.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …