Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Amerika është në mbështetje të integrimit rajonal, evropian e euroatlantik të Kosovës, thotë ambasadori, Xhefri Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë, Xhefri Hovenier, ka bërë me dije se të mërkurën ka pasur një diskutim të rëndësishëm me udhëheqësit e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe me ambasadorët e Kosovës, në Konferencën së Ambasadorëve. Ai, me këtë rast ka vënë në dukje   përvojat në punët e jashtme dhe në  sigurinë kombëtare, si dhe ka ripërsëritur vizionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbështetje të integrimit rajonal, evropian dhe euroatlantik të Kosovës. Ambasadori Hovenier sot është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …