leoni

Ambasada e Amerikës

Amerika gjithmonë e ka mbështetur të drejtën sovrane të Kosovës për ushtri, por sot nuk jemi konsultuar

Ambasada Amerikane në Kosovë ka publikuar një deklaratë në lidhje me projektligjet e aprovuara nga Qeveria, sot, për transformimin e FSK-së në ushtri. Në deklaratën e saj, ambasada e SHBA-së thotë të mos jetë këshilluar në lidhje me këto projektligje dhe se duhet të i analizojë ato për ta ditur qëllimin e tyre. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë e kanë mbështetur të drejtën sovrane të Kosovës për ushtri dhe kanë punuar ngushtë me Kosovën rreth mënyrës për ta arritur këtë. Ne kemi këshilluar një qasje të matur që e mban Kosovën në përputhje me aleatët tanë në NATO për këtë hap të rëndësishëm.

Nuk jemi këshilluar për çastin e këtij lajmërimi dhe do të na duhet t’i analizojmë projektligjet për ta kuptuar qëllimin dhe efektin e tyre. Përpjekjet tona të disa javëve të shkuara janë përqendruar në ndërtimin e konsensusit të brendshëm për dialogun e rëndësishëm me Serbinë. Vazhdojmë të besojmë se normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është hapi më i rëndësishëm për përparim në të ardhmen e afërt”, thuhet në deklaratën e dërguar në media të ambasadës së SHBA-së”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …