Amerika heqë dorë përfundimisht në ndihmën e saj për kryengritësit antiassadistë në Siri

Amerika heqë dorë përfundimisht në ndihmën e saj për kryengritësit antiassadistë në Siri

Agjencia e Inteligjencës Qendrore, CIA, ka mbyllur programin e saj për të mbështetur kryengritësit, që luftojnë kundër kryetarit sirian, Bashar al-Assad, shkruan Washington Post. Duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, gazeta tha se operacioni i fshehtë katërvjeçar ka pasur ndikim të kufizuar, veçanërisht prej kohës kur  trupat ruse filluan të luftojnë në anën e Asadit, në vitin 2015. Vendimi i Amerikës tha zyrtari pa emër, pjesë e administrimit të Trump, është një  përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë. Sipas Washington Post, kryetari  amerikan, Donald Trump ka vendosur të shfuqizojë programin e mbështetjes për pothuajse një muaj më parë, pas takimit me drejtorin e CIA-s për Siguri Kombëtare, McMaster. Gazeta pohon se heqja dorë e ndihmës për kryengritësit sirianë është në interesin e kryetarit Trump në gjetjen e mënyrave të bashkëpunimit me Rusinë (Al-Xhazira-RKL).

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …