Në Shqipëri do të aplikohet e drejta për të zëvendësuar dënimin me burg me një shumë të hollash. Kush paguan 5 000 lekë për një ditë burgim

Amerika ka dëbuar 35 diplomatë rusë për ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet e fundit

Amerika ka dëbuar 35 diplomatë rusë si dënim për ndërhyrjen e Moskës zyrtare  në zgjedhjet presidenciale. Po ashtu, do të mbyllen edhe dy komplekse ruse të përdorura për mbledhje informacionesh në Meriland dhe Nju Jork, si pjesë e masave ndëshkimore. Kryetari Barak Obama tha se të gjithë amerikanët duhet të alarmohen nga veprimet e Rusisë. Ai  ka premtuar masa të tjera kundër Rusisë. Pas vendimit për dëbimin e 35 diplomatëve rusë nga Uashingtoni pas akuzave për sulmet kibernetike dhe ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale Rusia pritet të  përgjigjet. Ministria e jashtme tha se përgjigjja e Rusisë do të shpallet të premten. Ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, tha se kryetari  Obama ka poshtëruar Shtetet e Bashkuara dhe popullin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …