Në Këshillin e Sigurimit, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jonathan Cohen bëri të ditur se Amerika fuqishëm përkrahë transformimin e FSK-së në Ushtri. “Mendojmë që UNMIK-u ka përmbushur misionin e vet dhe duhet të tërhiqet. SHBA-të mbështesin edhe transparencën në transformimin e FSK-së në një Ushtri në mbrojtje të territorit. Ne apelojmë që të mënjanohet retorika e ashpër. Ai tha se ata përkrahin një marrëveshje afatgjate mes dy vendeve Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu, ai u bëri thirrje të gjitha shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë sa më parë një gjë tillë. Cohen kërkoi që Kosova të përkrahet në Inteprol, duke shtuar se i plotëson të gjitha kushtet.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …