I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe, ka takuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me të cilin kanë diskutuar rreth situatës së fundit të krijuar në veri të Kosovës pas vendosjes së reciprocitetit për targat. Giacobbe ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për të zgjidhur çështjen e targave dhe për çështjet tjera. Hapat e menjëhershëm janë të nevojshëm për të shtensionim të situatës. Veprimet mund të kenë pasoja të padëshiruara që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka shkruar ai në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …