Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Rusia po përpiqet “të minojë një parim ndërkombëtar që ndajnë shtetet demokratike”. Deklarata e tij pasoi vërejtjet e fundit kontradiktore nga presidenti Donald Trump dhe zyrtarët e administratës, në lidhje me mundësinë e ndryshimit të qëndrimit të Uashingtonit. “Shtetet e Bashkuara e konfirmojnë si politikë refuzimin e tyre për të njohur pretendimet e Kremlinit për sovranitet mbi territorin që ka konfiskuar me forcë dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e Pompeos, të titulluar “Deklarata e Krimesë”. “Në ujdi me aleatët, partnerët dhe komunitetin ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë aneksimin rus të Krimesë dhe zotohen se do ta vazhdojnë këtë politikë derisa të rikthehet integriteti territorial i Ukrainës”, thekson deklarata zyrtare e Sekretarit amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …