Kina dhe Rusia kundërshtojnë vendosjen e sistemit të avancuar amerikan të mbrojtjes raketore në Korenë Jugore

Amerika, Koreja e Jugut dhe Japonia janë bërë bashkë kundër kërcënimeve nga Koreja e Veriut

Kryetari  i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe liderët e Japonisë e Koresë së Jugut janë zotuar  për një  përgjigje  të përbashkët dhe të koordinuar lidhur me kërcënimit që paraqesin programet bërthamore dhe të raketave balistike të Koresë së Veriut. Bideni ka thënë se ky partneritet është “edhe më i rëndësishëm se kurrë më parë”, pasi që Koreja e Veriut po rrit provokimet. Kryetari amerikan është takuar ndaras me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida, dhe me presidentin e Koresë së Jugut, Jun Suk Jeol, dhe më pas liderët janë takuar edhe  në margjinat e Samitit të Azisë Juglindore, që u mbajt në Kamboxhia. Bajden po ashtu, ai ka thënë se tri shtetet kanë ofruar mbështetje për Ukrainën, që po përballet me agresionin rus. Ai ka kërkuar mendimin e dy bashkëbiseduesve të tij për qëndrimin e Kinës në rajonin e Paqësorit, para se të takohet me presidentin kinez, Xi Xhinping, në kuadër të samitit të G20-s që mbahet në Indonezi.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …