Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë reagoi pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut. Në një postim në Twitter, Ambasada thotë se, Amerika mbështet me forcë Reformën në Drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Amerikanët janë të përkushtuara për të vënë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme. Lexoni raportin e Departamentit të Shtetit mbi Të Drejtat e Njeriut”, thuhet në reagim. “Siç vërehet në raportin mbi Shqipërinë të drejtat e njeriut duhet të përfshijnë një gjyqësor të pavarur, të lirë nga presioni politik, frikësimi apo korrupsioni”, thekson Ambasada. Amerika mbështet me forcë reformën në drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për llogaridhënie të zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar, dhe forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri”, thotë Ambasada.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …