Sekretari i Shtetit, John Kerry, i ka thënë homologut të tij turk, Mevlut Cavosoglu të shtunën se pretendimet publike që thonë se Shtetet e Bashkuara kanë qenë të përfshira në puçin e dështuar ushtarak në Turqi janë të dëmshme në raportet me dy aleatëve të NATO-s. Kerry kërkoi nga Turqia që të përmbahet dhe të respektojë sundimin e ligjit gjatë hetimeve për këtë komplot, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby, raporton Reuters. “Ai bëri të qartë se SHBA-të janë në dispozicion që të ofrojnë ndihmë ndaj autoriteteve turke në këtë fazë të hetimeve, por pretendimet publike për çfarëdo lloj roli të SHBA-ve në tentim-puçin e dështuar janë krejtësisht të pavërteta dhe të dëmshme në raportet tona bilaterale”, ka thënë Kirby.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …