Amerika na i ka mbyllur dyert, shkruan ambasadori Ilir Dugolli në raportin dërguar ministres së Jashtme, Donika Shvarc

Amerika na i ka mbyllur dyert, shkruan ambasadori Ilir Dugolli në raportin dërguar ministres së Jashtme, Donika Shvarc

Në një raport i shkurtër për vitin e parë të detyrës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  përgatitur nga ambasadori, Ilir Dugolli, i cili i dërgohet  shefes së diplomacisë  së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, shkruan se do të paraqesë disa reflektime të shpejta mbi punën e bërë përgjatë një viti. Ai shprehet se  detyrën si ambasador “nuk e ka pranuar me dëshirë për një numër arsyesh, si objektive ashtu edhe personale.” Por, në pjesën ku shkruan për “Menaxhimin e Ambasadës” gjejmë fjalë që, më e pakta, mund të cilësohen si skandaloze për një diplomat të nivelit të lartë dhe që potencialisht mund të rrezikojë edhe më shumë raportet mes Amerikës  dhe Kosovës. Aty, ambasadori Dugolli tregon për “kufizimet e shumta” me të cilat është përballur Ambasada përgjatë vitit të kaluar. Dhe më poshtë, është fjalia jashtëzakonisht problematike: Përderisa mund të ketë ambasadë tjetër të Kosovës  që ka funksionuar me nivel të njëjtë të stafit, vështirë të ketë rast tjetër ku shkrihen në një vend mbështetja në një diplomat të vetëm, pa staf vendor, me trajtim nga shteti nikoqir që është larg më brutal se që mund të perceptohet në kryeqendrën e Kosovës, në Prishtinë, ka saktësuar ambasadori i Kosovës në Uashington, Ilir Dugolli.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …