Agjencioni federal amerikan MCC ka ndarë 50 milionë dollarë për investime në Kosovë në kuadër të programit “Threshold”. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i vendit, Hashim Thaçi, me anë të një postimi në rrjetin social. “Lajm i shkëlqyeshëm nga Washingtoni. Agjencioni federal amerikan MCC ka ndarë 50 milionë dollarë për investime në Kosovë në kuadër të programit “Threshold”. Ky është programi më i madh i këtij lloji që i është ndarë ndonjë shteti – dëshmi e përkrahjes historike, të palëkundshme të popullit dhe qeverisë amerikane për Republikën e Kosovës. Këto mjete do të investohen që nga vjeshta sidomos për shtresat e varfra dhe mijëra vende të punës do të përkrahen 3 vitet e ardhshme. Uroj ekipin e Zyrës në Kosovë për punë të suksesshme”, ka shkruar Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …