Amerika ndihet krenare për përkrahjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në luftën kundër ekstremizmit

Amerika ndihet krenare për përkrahjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në luftën kundër ekstremizmit

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, thotë se SHBA-të janë krenare që janë përkrah Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në luftën kundër ekstremizmit. Kryediplomati amerikan mbajti një fjalim në konferencën “Parandalimi i Ekstremizmit të Dhunshëm dhe i Radikalizimit”. “Kryetar i Komunitetit Mysliman Bruçaj, Gjeneral Lleshi, z. Gurra, të nderuar imamë. Ju punoni çdo ditë për të përkrahur këto vlera. Në veçanti, po i ndihmoni të rinjtë që të përcaktojnë vlerat që do të ndjekin gjatë gjithë jetës së tyre. Shpresoj që sot të mësoni ide të reja se si mund të ndihmoni të rinjtë të shmangin rrugën e radikalizimit dhe të dhunës në komunitetet tuaja. Ambasada Amerikane është e përkushtuar të punojë mbi këtë çështje në të gjitha nivelet, me qeverinë, me të rinjtë dhe me udhëheqësit fetarë. Puna kundër ekstremizmit të dhunshëm nuk është e lehtë. Do të kërkojë që çdo anëtar i komunitetit tuaj të punojë së bashku për të kundërshtuar mesazhet e rreme nga grupe të huaja radikale”, tha Donald Lu në fjalën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …