I dërguari i Presidentit amerikan, në Gjermani, Richard Grenell tha se mungesa e gatishmërisë nga ana e kancelares Angela Merkel për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, mund të mos i lërë asnjë zgjidhje Shteteve të Bashkuara, përveç se të lëvizë trupat amerikane të vendosura në Gjermani, drejt Polonisë. Komentet e Richard Grenell, ambasadorit amerikan në Gjermani, janë një sinjal rreth padurimit të kryetarit amerikan, Donald Trump për shkak të dështimit të zonjës Merkel të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sikur përcaktohet nga NATO-ja për shtetet anëtare të saj.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …