Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar qytetarët e saj në Kosovë për rrezik të shtuar të sulmeve terroriste gjatë festave katolike dhe ortodokse. Në njoftim thuhet se qytetarët amerikanë duhet të tregojnë kujdes të shtuar për shkak se ekstremistët vazhdojnë të përqendrohen në vende turistike, qendra tregtare, kafene dhe objektiva tjera të lehta. Departamenti i Shtetit dëshiron të paralajmërojë qytetarët amerikanë për rrezikun e shtuar të sulmeve terroriste në Kosovë, sidomos gjatë festave. Qytetarët amerikanë duhet të tregojnë kujdes në festa dhe në ngjarjet rreth festimeve katolike dhe ortodokse të Pashkëve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …