Amerika pret që Serbia të zgjidhë rastin e djegies së ambasadës amerikane në Beograd dhe zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Amerika pret që Serbia të zgjidhë rastin e djegies së ambasadës amerikane në Beograd dhe zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që Serbia të zgjidhë rastin e djegies së ambasadës amerikane në Beograd dhe atë të vrasjes së vëllezërve Bytyçi, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd, Antony Godfrej.  “Në takimet e mia të para me ministrat e Qeverisë së Serbisë, kam biseduar për të dyja rastet. Ne kishim një dialog të hapur, duke mos lënë pas dore asnjë temë. Pjesa më e madhe e ndihmës që Shtetet e Bashkuara i japin Serbisë ka të bëjë me sundimin e ligjit. Ne presim që këto raste të zgjidhen dhe autorët të dënohen”, tha Godfrey. Ai këto komente i bëri gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje ndihme për Serbinë nga ana e Shteteve të Bashkuara, që kap vlerën e 20.3 milionë dollarëve. Ndërkohë ministrja për Integrime Evropiane në Qeverinë e Serbisë, Jadranka Joksimoviq, tha se secili proces i iniciuar do të ketë epilogun e tij.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …