Ambasada e Shteteve të Bashkuara, ka postuar në rrjetin social një video për veprimtarinë e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion,

Amerika publikon skemën si do hetohen zyrtarët e lartë të Shtetit të cilët quhen “të paprekshmit” e Shqipërisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara, ka postuar në rrjetin social një video për veprimtarinë e Strukturës së  Posaçme Anti-Korrupsion, i cili do të jetë një organi i pavarur dhe që do të hetojë rastet e korrupsionit në nivelet më të larta. Ndërkohë, më herët, shkruhet në postim, mësuat mbi Gjykatën Kushtetuese. Këtë javë, do të flasim për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, ose shkurt SPAK. Pse nevojitet SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta? Në sistemin e vjetër gjyqësor, zyrtarët e nivelit të lartë të korruptuar dhe bosët e krimit të organizuar ishin të “paprekshëm” sepse gjyqtarët dhe prokuroret e korruptuar ose të kërcënuar nuk i nxirrnin përpara drejtësisë. Çmimin e paguante gjithë vendi. Po si e korrigjon këtë problem SPAKU-u? Do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë. Këtu përfshihen zyrtarë të tanishëm dhe ish zyrtarë të lartë. Anëtarët e SPAK do duhet të kalojnë vettingun dhe zgjidhen nga KLP, jo nga politikanë apo zyrtarë të korruptuar. Prokurorët e posaçëm do ti nënshtrohen monitorimit të vazhdueshëm të financave dhe telefonave të tyre për të parandaluar korruptimin apo kanosjen e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …