leoni

DASH

Amerika së shpejti ndërmerr sanksione kundër disa zyrtarëve në B e H për shkak të korrupsionit dhe aktiviteteve destabilizuese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë sanksione kundër disa zyrtarëve në Bosnjë-Hercegovinë për shkak të korrupsionit dhe aktiviteteve destabilizuese. Në një deklaratë zyrtare të Departamentit amerikan të Shtetit përmenden dy zyrtarë që janë futur në listën e zezë si të padëshiruar. Ish-kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjë e Hercegovinës dhe kryetari i Lëvizjes për Veprim Demokratik, Millan Tegeltija dhe Përfaqësuesi i Asamblesë Parlamentare, Mirsad Kukiq, janë futur në listën e zezë për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion. Vendimi i SHBA-së i bën Tegeltijan dhe Kukiqin të papërshtatshëm dhe atyre u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. “Veprimet e tyre minuan sundimin e ligjit, besimin e publikut në institucionet demokratike dhe proceset publike të qeverisë së tyre, si dhe paqen dhe prosperitetin për qytetarët e Bosnjës”, thuhet ndër tjerash në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …