Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një projekt-rezolute të OKB-së të mbështetur nga vendet arabe që kërkonte një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Rripin e Gazës. Votimi i të martës në Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh, përfundoi me 13 vota pro propozimit të Algjerisë, një kundër dhe abstenimin e Britanisë, duke reflektuar mbështetjen e gjerë globale për përfundimin e luftës. Ambasadorja amerikane Linda Thomas-Grinfield kishte thënë që më parë që SHBA do të bllokonte rezolutën, pasi ajo mund të pengonte përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së për të arritur një marrëveshje mes palëve, që do të sillte të paktën një pauzë gjashtëjavore të luftimeve dhe do të lironte të gjithë pengjet e marra gjatë sulmit të 7 tetorit. Në një lëvizje të papritur përpara votimit, Shtetet e Bashkuara qarkulluan një rezolutë rivale në Këshillin e Sigurimit që do të mbështeste një armëpushim të përkohshëm në Gazë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …