Sot amerikanët me votën e tyre do të vendosin se cili prej dy kandidatëve do të jetë kryetar i Amerikës, Hillary Klinton nga radhët e demokratëve apo Donald Trump nga radhët e republikanëve. Kandidatja e demokrate për kryetare të Amerikës Hillary Clinotn është në udhëheqje tre për qind në raport me kundër-kandidatin republikan Donald Trump, kanë thënë rezultatet e anketës që e kanë bërë “Bloomberg” dhe Instituti për hulumtim të opinionit “Selzer&Co”. Hulumtimi më i fundit, njofton Reuters, ka treguar se Clinton ka mbështetjen e 44 për qind nga të pyeturit, ndërsa Trump 41 për qind. Në SHBA, nesër, 225 milionë amerikanë me të drejtë vote, do të vendosin ndërmjet Hillary Clintonit dhe Donald Trumpit. Anketat e javës së shkuar bërë nga “Washington Post” dhe TV ABC kanë treguar se Hillary Clinton udhëheq 5 për qind (48-43). Sipas anketës NBC dhe “Wall Street Journal”, Clinton udhëheq 4 për qind më raport me Trumpin.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …