Organizata Ndërkombëtare “Amnesty International” ka paraqitur dëshmi se në Birmani ka pastrim etnik. Ka dëshmi se në këtë vend ka fushatë të orkestruar të djegieve sistematike nga forcat e sigurisë së Birmanisë (vend ky i njohur edhe si Mianmar) dhe nga turmat e grupeve të njerëzve që i sulmonin fshatrat e myslimanëve Rohinga. “Dëshmitë për këtë fushatë kundër myslimanëve Rohinga, janë të pakundërshtueshme. Forcat e sigurisë në Mianmar po e ndezin shtetin Rakhine në një fushatë të qëllimshme për t’i detyruar pjesëtart Rohingja që të largohen nga Mianmari. Ky është pastrim etnik”, ka theksuar Tirana Hassan nga organizata ndërkombëtare, Amnesty International.
