Amnesty InternationaL: Armët e prodhuara në Serbi janë në posedim të grupeve të armatosura në Afrikë dhe ISIS-it

Amnesty InternationaL: Armët e prodhuara në Serbi janë në posedim të grupeve të armatosura në Afrikë dhe ISIS-it

Organizata humanitare Amnesty International njoftoi se ka identifikuar armët e prodhuara në Serbi në posedim të grupeve të armatosura në rajonin afrikan të Sahel, duke përfshirë një degë të organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS), i cili është përgjegjës për vdekjen e qindra civilëve. Amnesty ka mbledhur dhe analizuar më shumë se 400 përmbajtje të ndryshme dixhitale nga Burkina Faso dhe Mali, përfshirë fotografi dhe video të postuara në mediat sociale nga anëtarët e grupeve të armatosura midis muajit janar 2018 dhe maj 2021. Pushkët që Amnesty vuri re në ato përmbajtje, sipas dokumentacionit, korrespondojnë me armët që Serbia i shiti Burkina Fasos, gjë që tregon se armët i janë shitur kohët e fundit qeverisë para se të binin në duart e grupeve të armatosura.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Krijimi i qeverisë nga opozita po bëhet problematik për shkak të LDK-së

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka deklaruar se krijimi i një qeverie nga partitë opozitare …