Amnesty International: Kosova dhe Serbia nuk bashkëpunuan për gjetjen e të zhdukurve

Amnesty International: Kosova dhe Serbia nuk bashkëpunuan për gjetjen e të zhdukurve

Amnesty International vlerëson se të drejtat e njeriut në gjithë botën janë në rrezik, për shkak të politikanëve që përdorin retorikë “toksike dhe çnjerëzore” kundër pakicave etnike apo fetare, me qëllim forcimin e pushtetit të tyre. Organizata mbikëqyrëse, në raportin vjetor të titulluar “Gjendja e të Drejtave të Njeriut në Botë”, thekson se në Kosovë, mbi 1,600 persona vazhdojnë të mbeten të zhdukur qysh nga lufta e fundit. Ajo kujton se as në Serbi, as në Kosovë nuk janë gjetur varre të reja masive në vitin 2016, ndërsa thekson se marrëveshjet për bashkëpunim midis dy palëve nuk janë zbatuar.

 Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian kanë vazhduar të vuajnë nga diskriminimi institucional, veçanërisht në qasjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për banim dhe punësim, thuhet në raport. Në pjesën për Kosovën, Amnesty International po ashtu thotë se Zyra e Prokurorit Special të Kosovës, në vitin 2016, ka qenë me staf të pamjaftueshëm, ndërsa përmend edhe formimin e Dhomave Speciale në Hagë për ndjekjen penale të ish-anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas AI, përparimi në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka mbetur i kufizuar.

Amnesty International parasheh që në vitin 2017 të ketë kriza të vazhdueshme.

Sekretari i përgjithshëm i organizatës, Salil Shetty, tha se 2017-ta ka nevojë për heronj të të drejtave të njeriut” për të luftuar retorikën e urrejtjes, e cila ka nxjerrë “anën e errët të natyrës njerëzore” dhe ndikon gjithnjë politikat qeveritare. “Në vitin 2016, qeveritë kanë mbyllur njërin sy ndaj krimeve të luftës, kanë bërë marrëveshje që dëmtojnë të drejtën për të kërkuar azil, kanë kaluar ligje që shkelin shprehjen e lirë, kanë justifikuar torturën dhe mbikëqyrjen masive dhe kanë zgjeruar pushtetin e policisë”, tha Shetty. Raporti i Amnesty International përfshin një studim të 159 shteteve dhe territoreve, në përpjekje për të treguar se si njerëzit vuajnë nga konflikti, zhvendosja, diskriminimi ose shtypja.(rel)

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …