Amrush Helshani, anëtari më aktiv në Kuvendin e Komunës së Malishevës

Amrush Helshani është shpallur anëtari më aktiv në Kuvendin e Komunës së Malishevës për periudhën maj 2023 – shkurt 2024. Ky vlerësim është bërë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI). Për këtë arritje të rëndësishme, Helshanin e ka uruar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. “Të vlerësohesh mirë është një arritje dhe një përfaqësim i zërit të qytetarëve, përkatësisht atyre që të kanë zgjedhur të përfaqësosh në kuvendin e komunës. Prandaj, të përgëzoj për këtë vlerësim dhe ju inkurajoj që të vazhdoni me këto paraqitje, pasi ju jeni zëri i qytetarit në kuvendin e komunës,” ka thënë kryetari Kastrati, duke e uruar Helshanin. Sipas KDI, në vlerësimin e tyre për punën e Kuvendit të Komunës, bazuar në indikatorët që përdor, Amrush Helshani është zgjedhur jo vetëm anëtari më aktiv në Kuvendin e Komunës së Malishevës, por edhe anëtari më aktiv në mandatin e parë. Ndërkaq, Agnesa Kastrati është shpallur anëtarja më aktive nga femrat në Kuvendin e Komunës së Malishevës. Ky vlerësim nënvizon rëndësinë e përkushtimit dhe angazhimit aktiv të përfaqësuesve të zgjedhur në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe përfaqësimin e denjë të interesave të tyre në organet vendimmarrëse.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur dëgjimin buxhetor për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027.

Kuvendi Komunal i Skenderajt të premtën ka mbajtur dëgjimin buxhetor për vitin 2025 dhe parashikimet …