Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, thotë se ka garanci ndërkombëtare që themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të fillojë në janar. Edhe pse ka mbetur vetëm edhe një javë deri në fund të muajit, në Serbi besojnë se do jetësohet ky zotim, sepse garancinë e kanë marrë nga amerikanët. Këtë deklaratë e ka argumentuar edhe zëvendësndihmëssekretari amerikan, Gabriel Escobar, i cili pjesë të punës e ka edhe Ballkanin Perëndimor., por nuk ka dhënë premtime të afatizuara, Ai, në një intervistë për Zërin e Amerikës, e bërë pas vizitave që pati në Prishtinë e Beograd, tha se sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kryeministri Albin Kurti s’ka nevojë që të pajtohet fare, sepse tashmë ata kanë pajtimin e Kosovës për këtë çështje. Një person dhe një palë s’mund të tërhiqet nga obligimi, tha Escobar, i cili ka rikujtuar se Kosova për themelimin e Asociacionit ka marrë obligim qysh në vitin 2013 kur nënshkroi marrëveshjen për Asociacionin në Bruksel.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …