leoni

Ana Bërnabiq

Ana Bernabiq: Kryeministri, Albin Kurti, ka votuar në zgjedhjet e Shqipërisë, ne do të votojmë në Kosovë, në zgjedhjet e prillit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në një intervistë për medie ne Serbi, ka folur për takimet dhe diskutimet që ka pasur gjatë qëndrimit në Bruksel. Ajo ka thënë se ka ngritur temën e vendimit të Republikës së Kosovës për moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë. Ne kemi folur më së shumti rreth asaj se si të drejtat elementare janë mohuar për serbët në Kosovë, e që më së miri u pa më 16 janar, kur atyre iu ndalua pjesëmarrja në referendum dhe votimi, gjë që është një precedent i tmerrshëm”, ka thënë Brnabiq. Kryeministrja serbe ka thënë se kur bëhet fjalë për zgjedhjet e prillit, ka marrë zotimin e BE-së se do të angazhohen sa të munden, që të mos përsëritet ajo çfarë ndodhi me referendumin. Ajo ka saktësuar se serbët e Kosovës duhet të lejohen që të votojnë në zgjedhjet e Serbisë, derisa përmend faktin se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka votuar në zgjedhjet e Shqipërisë,  ka thënë Bërnabiq.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …