Pas suspendimit të kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka reaguar edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po cenon paqen dhe stabilitetin në baza ditore. Ajo ka thënë se me këtë veprim, Marrëveshja e Brukselit ka vdekur. Po ashtu zonja Bernabiq nuk është ndalur me retorikën e saj të njohur se gjoja po vazhdon dhuna brutale ndaj serbëve në Kosovë. Me çdo vendim, Kurti cënon paqen dhe stabilitetin në baza ditore, shkel marrëveshjet ndërkombëtare dhe mohon të drejtat themelore të njeriut për pjesëtarët e popullit tonë në Kosovë. Marrëveshja e Brukselit ka vdekur”, ka shkruar Bërnabiq.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …