leoni

Ana Bërnabiq

Ana Bërnabiq: Nuk jemi ulur në dy karrige sikur thonë amerikanët, por s’ themi dot se Kosova është e pavarur

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se viti 2018 është viti kur mund të gjendet zgjidhja afatgjate për Kosovën.  “Ajo çfarë jemi duke bërë tani është gjetja e një zgjidhjeje afatgjate, në mënyrë që të mos lëmë një konflikt të ngrirë për ata që vijnë pas nesh. Kemi shansin historik për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Nëse nuk e shfrytëzojmë këtë rast më 2018, nuk do të na jepet një i tillë për dekada me radhë”, tha ajo, siç citon agjencia serbe e lajmeve “Beta” Ajo tha se konstatimi amerikan i  “uljes në dy karrige” – lidhjet e Serbisë edhe me Perëndimin edhe me Rusinë – është “fatkeqe”. Ajo po ashtu tha për veten e saj se nuk guxon të thotë fjalinë “Kosova e pavarur” sepse, do të hapej kutia e Pandorës, të cilën ajo pretendon ta mbajë mbyllur përgjithmonë, natyrisht për t’u mbajtur në pushtet.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …