Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka reaguar kundër vendimit të autoriteteve në Kosovë, për të mos lejuar mbajtjen e referendumit për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë edhe për serbët që jetojnë në Kosovës. Kështu është bërë e ditur pas takimit që zonja Bërnabiq e zhvilloi me ambasadorët e vendeve të Quint-it, në Beograd. Referendumi për ndryshimin e Kushtetutës në fushën e drejtësisë do të mbahet më 16 janar në Serbi, por nuk do të mbahet, në Kosovë. Bërnabiq diskutoi për referendumin e ardhshëm me ambasadorët e Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe të ngarkuarin me punë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Delegacionin e BE-së në Serbi. Siç u njoftua, kryeministrja tha se Serbia ka bërë përparime të mëdha në fushën e sundimit të ligjit dhe se ndryshimi i Kushtetutës ishte reforma më e rëndësishme në këtë fushë. Kushtetuta aktuale e Serbisë qysh në hyrje e përcakton Kosovën si pjesë të saj, por Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008. Ndryshimet e paralajmëruara nga Serbia nuk do të kenë kurrfarë efekti ligjor në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …