Ana Bernabiq

Ana Brnabiq: Dita e sotme në Bruksel nuk do të jetë e lehtë për kryetarin, Aleksandër Vuçiq dhe për shtetin e Serbisë

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ka thënë se dita e sotme në Bruksel nuk do të jetë e lehtë për  kryetarin  Aleksandër Vuçiq dhe për shtetin e Serbisë. Sipas  medieve në  serbe, ajo ka thënë se pret një nënshkrim për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Nëse Vuçiqi do të donte të lejonte kapitullimin, nuk do të kishte bërë asgjë për çështjen e Kosovës deri më sot, ka thënë, zonja  Brnabiq. Sot në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Në tryezën e takimit do të jetë edhe plani evropian., për të cilin palët janë pajtuar se do ta nënshkruajnë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …