Ana Brnabiq

Ana Brnabiq, pajtohet me shefin e BE-së, Josep Borrell, që para 21 nëntorit të ketë marrëveshje për çështjen e targave

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se pajtohet me shefin e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell që para 21 nëntorit të ketë marrëveshje për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë. Më 21 nëntor fillon faza e dytë e vendimit të shkallëzuar të Qeverisë për targat, pas fletë-qortimeve do të ketë gjoba. Lista Serbe në tetor kishte paralajmëruar se gjoba e parë ndaj serbëve për shkak të targave do të pasojë me rezistencë. Për këtë, Borrell ka thënë se 21 nëntori nuk duhet ta gjejë Kosovën dhe Serbinë pa marrëveshje. Brnabiq e cila po e viziton Singaporin ka deklaruar se marrëveshje për targat duhet të ketë – para 21 nëntorit. Brnabiq  po ashtu ka thënë se serbët e Kosovës nuk po kërkojnë asgjë pos të respektohet marrëveshja e Brukselit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …