Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, e ka vlerësuar jo serioze deklaratën e Bashkimit Evropian, i cili ua tërhoqi vërejtjen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit serb, Aleksandër Vuçiq. Brnabiqi e ka akuzuar kryeministrin Kurti për “nxitje të luftës”, duke propaganduar në një linjë me shefin e saj, Aleksandër Vuçiq. Duke parë këtë deklaratë, dikush do të mendonte se sot është 1 prilli, jo 14 gushti. Duhet të jetë një lloj shakaje. Për 175 ditë, Kurti provokoi një konflikt të armatosur me serbët. Dhe atë në një vit që do të mbahet mend si viti në të cilin ai ua hoqi të drejtat më elementare të njeriut po atyre serbëve në Kosovë – duke i ndaluar të votojnë. Përveç një deklarate të kotë të shkruar, BE-ja nuk ka bërë absolutisht asgjë me këtë rast”, ka shkruar Bërnabiqi në një postim të saj.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …