Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pizonero, ka thënë se Kosova qëndron pas rekomandimit të saj nga korriku 2018, ku është thënë se ajo i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave. Ana Pizonero ka thënë se ka shtete anëtare që ende kanë rezerva për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Sipas KE-së, vendimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës është pritur shumë gjatë dhe i takon Këshillit të BE-së që ta miratojë. Disa shtete anëtare kanë shqetësime për çështje të tilla si lufta kundër korrupsionit, pretendimet e rreme për azil dhe siguria e dokumenteve. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur punën ndërmjet shteteve anëtare dhe autoriteteve të Kosovës në mënyrë që të zgjidhen këto çështje”, ka thënë Pizonero.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …