Analistët kanë vlerësuar se brenda partisë Vetëvendosje ka pakënaqësi të shumta. Ata kanë thënë se këto pakënaqësi po mundohet t’i mbaj nën kontroll kryetari i kësaj partie, njëkohësisht edhe shefi i Qeverisë, kryeministri, Albin Kurti. Analisti Bekim Kabashi ka thënë për Ekonomia Online se kryeministri Kurti po mundohet që t’i kontrollojë pakënaqësitë brenda partisë. Ai theksoi se edhe përkundër pakënaqësive nuk dëgjohet zëri i atyre që janë kundër dhe se VV-ja po shkon drejt një partie autoritare. Edhe aktivisti Zgjim Hyseni nga Partia Socialdemokrate, ka thënë se prej aktivistëve nuk kërkohet mendimi e bindja, por të marrin udhëzimin me vepruar, duke shtuar se edhe deputetëve po u kërkohet që të mbrojnë Qeverinë dhe kryeministrin.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …