Njohësit e çështjeve politike në Kosovë dhe Serbi kanë vlerësuar se draft- statuti i Asociacionit nuk po bëhet publik për shkak se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq kanë bërë kompromise dhe se tani këta dy duhet përgatitur publikun për një gjë të tillë. Analisti, Artan Muhaxhiri ka thënë për Radion Evropa e Lirë se kryeministri, Albin Kurti ka vite që e kundërshton fuqishëm Asociacionin, e tani atij i nevojitet kohë për të përgatitur opinionin për realitetin e ri. “Përballjet e vazhdueshme me kryeministrat e mëparshëm lidhur me këtë çështje ishin një nga shtyllat kryesore të fushatës së tij politike. Prandaj, Kurtit tani i duhet kohë që dalëngadalë ta krijojë një kontekst të ri dhe të përshtatshëm politik, i cili do t’i bënte racionale ndryshimet e tij thelbësore në qasjen ndaj Asociacionit” ka theksuar analisti, Artan Muhaxhiri. Nga ana tjetër, analisti serb, Dushan Janjiq ka theksuar se si presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ashtu edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti janë duke e keqpërdor dialogun për qëllime të tyre politike, Vuçiq duke thënë se nuk do ta njohë kurrë Kosovën ndërsa Kurti duke thënë se nuk do ta pranoj asnjëherë Asociacionin. Analisti Janjiq ka shtuar më tutje se draft-statuti nis nga zbatimi i marrëveshjeve bazë të vitit 2013 dhe 2015, por se ai “ripërcakton siç duhet përcaktimin e një kuadri vetëqeverisës për autonominë thelbësore të komunitetit serb”. Ai ka theksuar se për momentin serbët në Kosovë kanë fituar “maksimumin e mundshëm”.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë
Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair, Ministri i Mbrojtjes së …