Njohësit e rrethanave politike kanë tërhequr vërejtjen se pala e Kosovës është duke shkuar në takimin e radhës në Bruksel pa agjendë shtetërore dhe se kjo mund të ketë pasoja negative për vendin tonë. Analisti, Behlul Beqaj ka theksuar se takimi Thaçi-Vuçiq është spektakël medial. Rezultati i vetëm pozitiv mund të jetë gatishmëria e palëve për të vazhduar dialogu. Çdo rezultat tjetër pa mbështetjen e institucioneve dhe faktorëve politikë relevantë të Kosovës do të jetë diskutabil dhe i dyshueshëm. Mbase, hapja eventuale e temave përfundimtare pa pëlqimin e Parlamentit të Kosovës dhe konsensusit politik të faktorëve relevant politik krijon parakushte për përsëritjen e skenave që i kemi përjetuar me rastin e demarkacionit me Malin e Zi, ka tërhequr vërejtjen analisti, Behlul Beqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …