Analisti Albert Krasniqi ka folur për aferat korruptive në qeverinë Kurti. Ai ka bërë me dije se një lider është fajtor për korrupsionin edhe nëse ai nuk përfiton drejtpërdrejt “Edhe nëse një lider nuk përfiton drejtpërdrejt nga korrupsioni, por e toleron atë dhe i mbronë të korruptuarit që i shërbejnë interesave të tij, është po aq fajtor. Lejimi i korrupsionit, nuk e bën më pak të dëmshëm – përkundrazi, e forcon dhe e normalizon atë! Për ta luftuar korrupsionin nuk mjafton vetëm të mos jesh i korruptuar, por duhet guxim dhe vullnet për të ndëshkuar ata që e mbajnë gjallë”, ka shkruar Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: Deklaratat e diplomacisë amerikane për Kosovën kërkojnë reflektim të thellë dhe partneritet të fortë me aleatët strategjikë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka komentuar deklaratat e fundit nga diplomacia …