Profesori dhe analisti amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se reagimet verbale kundër veprimeve të Serbisë s’janë të mjaftueshme, pasi Uashingtoni dhe Brukseli e dinë se shteti i Serbisë ka qenë përgjegjës në përpjekjen për kryengritje të dhunshme me qëllime politike që njihet si terrorizëm. Ngjarja e 24 shkurtit është një prej veprimeve në listën e gjatë të veprimeve të Serbisë për ta destabilizuar Kosovën andaj është koha për sanksione serioze. Serwer ka thënë se duhet të pezullohen fluturimet e Air Serbia në Amerikë dhe në BE, të ngrihen projektet e Bankës Botërore dhe BERZH në Serbi, pastaj dhe BE-ja të pezullojnë financimin e projekteve ekonomike në Serbi, por jo projektet për demokratizim. Duhet të ngrihen negociatat me Serbinë për anëtarësim në BE, pezullim i bashkëpunimit ushtarak mes ushtrisë serbe dhe Gardës Kombëtare të Ohajos. Daniel Server propozon edhe vendosje të sanksioneve të udhëtimit dhe sanksione financiare për individët që kanë urdhëruar dhe mbikëqyrur trajnimin e paraushtarakëve, në Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …