leoni

Bedri Islami

Analisti, Bedri Islami, shkruan se kthimi i së keqes në normalitet ishte shkaku themelor i krijimit të SPAK-ut, në Shqipëri

Analisti, Bedri Islami, në një vështrim të tij ka shkruar se njerëzit besuan dhe vazhdojnë të besojnë në SPAK, pasi në 35 vite ata shikonin se institucionet e tyre, me gjithë lëvizje të ngadalta, jo vetëm nuk ishin më efikase dhe të durueshme për njerëzit, por, në të kundërtën, ata krijuan gangrenën e shtetit, krijuan frymën antihistorike të grabitjes dhe realizuan mendimin e mbrapshtë se, një njeri i zot është ai që  vjedh, që korruptohet, dhe kjo është një gjë e natyrshme. Kthimi i së keqes në normalitet ishte shkaku themelor i krijimit të kësaj strukture. Njerëzit kërkonin një vjegëz besimi dhe e gjetën aty. Mjaftoi një shkarje e rëndë, e papritur, mbushur më shumë me mllef dhe arrogancë, që zbuloi se brenda kështjellës së shtrenjtë dhe të domosdoshme ishte krijuar miti i pathyeshmërisë dhe i pa gabueshmërisë. Mjerisht, duket se pushteti i tepërt i dhënë kësaj strukture, po e konsumon atë dhe krijon ndjesinë e një force të tretë politike pushtetore, e cila, edhe pse nuk është realisht në zgjedhjet e 11 majit, në fakt është aty. Krijimi i autokracisë në SPAK është po aq i rrezikshëm sa dobësimi i gjithë sistemit të drejtësisë. DITA

Kontrolloni gjithashtu

OSBE është në dijeni për arrestimin e anëtares së saj në Kosovë, e cila dyshohet për spiunazh

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka konfirmuar se është në dijeni për arrestimin e një …