Burim Ramadani

Analisti, Burim Ramadani, ka kërkuar nga ministri, Ejup Maqedonci, që ta publikojë letrën, drejtuar Komandantit të KFOR-it

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani ka reaguar sot pasi nga Ministria e Mbrojtjes kanë konfirmuar se Qeveria e Kosovës ditë më parë i ka dërguar një letër KFOR-it me zotimin se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk vendoset në veri pa autorizimin  paraprak të tyre. E pas këtij konfirmimi nga Ministria e Mbrojtjes se i kanë dërguar letër komandantit të KFOR-it, ka reaguar njohësi i sigurisë, Burim Ramadani i cili ka kërkuar nga ministri Ejup Maqedonci që ta publikoj letrën. Ministër Maqedonci, publikoje letrën drejtuar Komandantit të KFOR-it! Sot, Ministri i Mbrojtjes e paska konfirmuar se letrën që ia ka dërguar Komandantit të KFOR-it ka të bëjë me vendosjen, apo lëvizjen e FSK-së në veri të Kosovës. E paska konfirmuar atë që e thash se letra është kërkuar pas një rasti ceremonial në veri të Kosovës. Por, për të sqaruar gjithçka, Ministri Maqedonci është më mirë ta publikojë letrën, pasi transparenca ndihmon demokracinë,  shkruan Burim Ramandani.

 

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i konfirmoi se Qeveria-Kurti, ka nënshkruar zotimin për respektimin e marrëveshjes së vitit 2013 ndërmjet NATO-s e Kosovës për FSK-në

Autoritete të KFOR-it kanë  konfirmuar zyrtarisht se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, …