Burim Ramadani

Analisti, Burim Ramadani, një publikim autorial tha se destabilizimi nuk është i ndërlidhur vetëm me përkeqësimin e situatës së sigurisë

Analisti, Burim Ramadani, një publikim autorial tha se destabilizimi nuk është i ndërlidhur vetëm me përkeqësimin e situatës së sigurisë. Kur shtetet ballafaqohen me çrregullimin e prioriteteve politike e shoqërore, ekonomike e diplomatike, dhe kur shtetet përballen me mungesë besimi brenda sistemit të vet politik e juridik, atëherë mund të vlerësohet se destabilizimi ka ndodhur. E tillë ishte e tërë kjo kohë e vitit 2024. Pak muaj pas sulmit terrorist nga grupi paramilitar serb në Banjskë, viti 2024 filloi dhe u përmbyll me tema të siguruara. Pra, një vit plot me tematika të sigurisë kombëtare, që dorën në zemër në pjesën më të madhe të ditëve të vitit ishte tema të abuzuara dhe të keqpërdorura për motive jo të sigurisë kombëtare. Kryesisht, motiveve të politikave të brendshme dhe grupeve të ngushta të njerëzve e elitave politike e shoqërore. Viti 2025 do të duhej  t’i japë një përgjigje edhe popullore, edhe politike e institucionale, edhe ekonomike e diplomatike situatës së këtillë të destabilizuar. Qytetarët e Kosovës as nuk meritojnë dhe as nuk do të duhej të tundoheshin deri në detaje për tema të këtilla të sigurisë, që në parim dhe substancë janë detyra të përditshme të sektorit të sigurisë, ka shkruar mes tjerash, Burim Ramadani.

Kontrolloni gjithashtu

Komunat e Kosovës nuk kanë arritur t’ i vënë në papërdorim mbi 50 milionë euro, për investime kapitale, në vitin 2024

Në një periudhë kur qytetarët e Kosovës përballen me probleme infrastrukturore dhe mungesë shërbimesh, komunat …