Analisti, Lirim Mehmetaj ka reaguar pas sulmeve që kryeministri Albin Kurti ia bëri Prokurorisë Speciale dhe kryeprokurorit, Blerim Isufaj. Ai ia ka numëruar aferat korruptive ku dyshohet për përfshirje të ministrave e ambasadorëve. Zbulohen problemet e Albin Kurtit me Blerim Isufajn: Rozeta Hajdari, keqpërdorim i detyrës zyrtare, hajni e rezervave të shtetit… Martin Berishaj, shpëlarje parash, pagesa milionëshe nga Serbia, evazion fiskal, deklarim i rrejshëm i pasurisë, deklarim i rrejshëm nën betim. Liburn Aliu dhe Naser Hafizi, hajni, fshirje ilegale të borxheve për ambalazhuesit e ujit, shpëlarje parash… Nagip Krasniqi, kontrata të kundërligjshme me kompani të dyshimta, hajni, ka shkruar, analisti Lirim Mehmetaj.
Kontrolloni gjithashtu
Ushtarët amerikanë të rreshtuar në Komandën Rajonale Lindore të KFOR-it, po patrullojnë në veri të Kosovës
Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të KFOR-it, misioni i udhëhequr nga NATO …