Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Analisti Milazim Krasniqi ka analizuar tri shtyllat kryesore të propagandës së “Grupi i Tiranës” brenda Vetëvendosjes

Profesori, Milazim Krasniqi, ka analizuar tri shtyllat kryesore të propagandës së ashtuquajturit “Grupi i Tiranës” brenda Vetëvendosjes. Sipas tij, ky grup është i fuqishëm në manipulimin e opinionit publik dhe ka ndihmuar në ruajtjen e unitetit të partisë, duke shmangur përfshirjen në medie apo poste drejtuese. Krasniqi identifikon tri fusha kryesore ku propaganda e këtij grupi është përqendruar: për Veriun e  Kosovës, ai paralajmëron  pasojat e rënda politike dhe ushtarake që kjo propagandë mund të sjellë nga faktorët ndërkombëtarë që operojnë në vend. Sipas tij, propaganda fillestare për bashkimin kombëtar është kthyer në një sulm kundër qeverisë së Shqipërisë. Sa i përket Perëndimit analisti Milazim Krasniqi kritikon platformën e ashtuquajtur sovraniste,  duke theksuar se ajo ka nxitur një histeri antiamerikane në mesin e militantëve të këtë parti.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …