Analisti politik, Albert Krasniqi, kritikon Vetëvendosjen për hipokrizi dhe papërgjegjësi në respektimin e vendimeve ligjore

Analisti politik, Albert Krasniqi, ka kritikuar Vetëvendosjen, për qasjen e saj ndaj vendimeve të institucioneve të drejtësisë. Ai ka vënë në pah, hipokrizinë e kësaj partie në raport me rendin ligjor. Kur vendimet e institucioneve të drejtësisë janë në favor të Vetëvendosjes theksohet rëndësia e respektimit të rendit ligjor. Por, kur vendimet nuk përputhen me interesat e tyre, bëhet thirrje për shpërfillje në emër të ‘interesit të përgjithshëm. Albert Krasniqi e ka cilësuar këtë qasje si një përpjekje për ta instrumentalizuar drejtësinë për interesa politike, duke ngritur dyshime mbi sinqeritetin e reformave të propozuara në këtë sektor. Ai ka shtuar se mesazhet që bien ndesh me parimin e pavarësisë së drejtësisë, janë edhe më shqetësuese kur bëhen nga zyrtarë të lartë të Drejtësisë. Rreziku bëhet më i madh kur mesazhe të tilla bëhen nga zëvendës-ministri i Drejtësisë,” ka theksuar, Albert Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …