Ambasadori i Rusisë në SHBA, Anatoly Antonov paralajmëroi se çdo sulm i qëllimshëm ndaj një avioni rus në hapësirën ajrore ndërkombëtare do të ishte një shpallje e hapur lufte, raporton Anadolu. Sulmi i qëllimshëm ndaj një avioni rus në hapësirën ajrore neutrale nuk është vetëm një krim sipas ligjit ndërkombëtar, por shpallje e hapur lufte kundër fuqisë më të madhe bërthamore”, tha Antonov në një deklaratë të lëshuar nga Ambasada Ruse në Amerikë. Ai u shpreh se një konflikt i mundshëm i armatosur midis Rusisë dhe Amerikës do të ishte “radikalisht i ndryshëm” nga lufta në Ukrainë. Ne nuk kërkojmë një konflikt me fuqi bërthamore. Ne vazhdojmë të mbajmë kontakte, përfshirë edhe Ministrinë e Mbrojtjes, për të parandaluar incidente të paqëllimshme. Do të doja që politikanët amerikanë të kishin të njëjtin qëndrim ndaj marrëdhënieve me Rusinë”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …