leoni

Anatoly Antonov: I bëjmë thirrje Uashingtonit të ndalë veprimet provokative që mund të çojnë në pasojat më serioze

Anatoly Antonov: I bëjmë thirrje Uashingtonit të ndalë veprimet provokative që mund të çojnë në pasojat më serioze

Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të dërguar më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë “rrit rrezikun e përleshjes së drejtpërdrejtë ushtarake”, në mes të Rusisë dhe Perëndimit, ka paralajmëruar Moska. Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, ka thënë se ekziston “kërcënim” për Moskën, duke i përshkruar Shtetet e Bashkuara si “pjesëmarrëse në konflikt”. “Ne i bëjmë thirrje Uashingtonit që të ndalë veprimet provokative që mund të çojnë në pasojat më serioze”, ka thënë ambasadori rus. Një ditë më parë, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë edhe 625 milionë dollarë si ndihmë ushtarake për Ukrainën. Armët e avancuara amerikane është thënë se kanë ndihmuar Ukrainën që të krijojë moment kundër forcave pushtuese ruse. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …