Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta kushtëzojë Serbinë me çështjen e të zhdukurve. Ai kas shtuar më tutje se këtë çështje por edhe të tjera, do t’i diskutojë në takim me Përfaqësuesin e Posaçëm për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, javën e ardhshme në Prishtinë. “Nëse z. Sorensen dhe znj. Kallas vërtetë do ta kenë vërtetë me rëndësi, me prioritet dhe do ta trajtojnë si çështje humane çështjen e personave të zhdukur. Kjo nënkupton që Serbia nuk mjaftohet me ledhatime, që Serbia nuk mjaftohet më me ato presionet e buta e gati hiç presione ndaj saj, tash e katër vjet, prej 2021 prej kur jemi në Bruksel. Por, Serbia duhet të kushtëzohet”, ka thënë Andin Hoti, Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.
