Në zgjedhjet parlamentare që priten të mbahen më 11 qershor është edhe Andin Hoti. Me numrin 83 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti synon të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës. Djali veprimtarit të njohur, Ukshin Hoti, është anëtar i partisë që nga viti 2012. Kjo parti sipas tij, dhe koalicioni i luftës, e ka bazë luftën e UÇK-së dhe njëkohësisht, është koalicioni që do ta përmirësojë jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Qeverisja e ardhshme sipas tij, do të jetë vërtet një fillim i ri për Kosovën thotë Andin Hoti i bindur në fitore.
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj përjashton mundësinë e koalicionit në mes PDK-së dhe Vetëvendosjes pas zgjedhjeve të ardhshme
Nënkryetari i PDK, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se nuk sheh mundësi për një koalicion qeverisës …