leoni

Andin Hoti, i dërgoi letër shefit të BE-së, J. Borrell, për mos-angazhimin e Serbisë lidhur me zbardhjen personave të zhdukur

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë, Andin Hoti, i ka dërguar të premten një letër përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell për mosangazhimin e Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë nga ushtria serbe gjatë luftës në Kosovë. Në letrën e publikuar, Hoti ka thënë se pavarësisht letrës që i ka dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq më 1 qershor, Serbia ende nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për këtë çështje. Në përputhshmëri me marrëveshjet me Serbinë, më 01.06.2023, e kam dërguar kërkesën e parë zyrtare tek Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të pasur akses të plotë në arkiva, por pa u kufizuar në dosjet e klasifikuara që prodhohen në Komandën e Shpërbërë të Brigadës së Motorizuar të Ushtrisë së 37-të Jugosllave. Me dhënien e aksesit të plotë në këtë material, do të shërbente të zbulohen rrethanat e të vrarëve dhe transferimi i eshtrave të zhdukur me forcë si dhe do të kontribuoj direkt në zbardhjen e fatit nga zhdukjet me forcë në rajonin e Drenicës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …